Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
3.png

Azoti_Informacione mbi veçoritë dhe përftimin e azotit

Azoti përbën 78% të ajrit që thithim. Është një gaz pa ngjyrë, pa erë, dhe pa shije. Nuk është toksik dhe është kimikisht inert edhe pse në përqëndrime të larta mund të shkaktojë asfiksi. Në presion atmosferik kondensohet në një temperaturë prej -196°C në formën e lëngut të qartë si uji. Si rezultat i energjisë së lartë të lidhjeve të molekulave të Azotit është një gaz inert për pjesën më të madhe të reaksioneve pjesë e të cilave bëhet.

Janë të panumërta proçeset industriale në të cilat Azoti përdoret si për vecoritë e tij fizike (lëng kriogjenik në proceset prodhuese ushqyese, kimike, farmaceutike, metalurgjike) si për veçoritë e tij të inertësisë kimike në proçeset e zëvendësimit të pranisë së oksigjenit (inertizimi, presionimi, transporti pneumatik).