Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
3.png

CO2_Dioksidi i karbonit_Zbuloni karateristikat dhe përdorimet e CO2

Në zbatimet industriale përdoret normalisht Dioksid Karboni i pastër që paraqitet si produkt që derivon nga proçeset kimike dhe biokimike ose nga nxjerrja nga burimet natyrore. Falë karakteristikave të tij, CO2 mund të paraqitet në tre gjendjet fizike të materies: i lëngshëm, i gaztë dhe i ngurtë në presion atmosferik (“bora karbonike” ose “akull i thatë”). Njihen përdorime të panumërta të akullit të thatë në industri. Mes këtyre proceset e transportit në të ftohtë të produkteve ushqyese me temperaturë të kontrolluar, dhe pastrimi kriogjenik si alternativë e proceseve konvencionale të pastrimit të sipërfaqeve.

CO2 përdoret kryesisht në industrinë ushqimore dhe të pijeve, në vecanti për ngrirjen, termorregullimin e brumërave dhe paketimin e ushqimeve. Përdorimi i tij shtrihet në të gjithë sektorët e prodhimit industrial, nga industria e letrës tek industria kimike, nga tekstilet tek metalurgjia.