Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
3.png

Informohu mbi shërbimet e Messer për furnizimin e hidrogjenit

Hidrogjeni është elementi kimik më i lehtë dhe më i shpërndarë në univers. Hidrogjeni (H2) në presion atmosferik dhe temperaturë ambienti është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, dhe shumë i djegshëm. Edhe pse është i përhapur në natyrë prodhimi i tij nuk është i thjeshtë. Proceset formuese të avujve janë më të përdorurat në prodhimin e hidrogjenit.

Gaz shumë reduktues hidrogjeni përdoret në proceset e trajtimit termik të metaleve dhe në disa procese saldimi. Në fushën ushqimore përdoret për hidrogjenizimin e yndyrnave me origjinë bimore. Gjithashtu përdoret si i djegshëm në motorret e gjeneratës së re në impakt të ulët ekologjik.