Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
1.png

Bad Soden / Frankfurt am Main, Gjermani, 02.12.2011


Messer bën të padukshmen të dukshme
Specialisti më i madh i gazeve industriale i drejtuar privatisht prezanton kërkesën e re të koorporatës – “Gazet për jetën”.


Pas markës gjermane  ‘Messer’ qëndron specialisti më i madh i gazeve industriale i drejtuar privatisht  – Messer Group GmbH – me bazë në Bad Soden am Taunus dhe drejtuar nga pronari  Stefan Messer. Messer tani kërkon të qartësojë qëllimin e saj dhe kulturën e koorporatës me një kërkesë të re koorporate: “Messer – Gazet për jetën” do të mbështesë të gjitha mjetet e komunikimit të kësaj familjeje nga 2012 e tutje.

“Gazet për jetën” mendohet të tregojë diversitetin e kësaj shoqërie familjare dhe se si ajo vepron në një mënyrë të përgjegjshme. Përmes një fushate reklamash të zhvilluar nga  Bensheim-bazuar në agjencinë e reklamave  Hübner & Sturk, Messer kërkon t’i japë kryesisht ndërmarrjeve industrial dhe publikut të gjerë një kuptim të aplikimit të gazeve si oksigjen, azot, helium, ksenon dhe dioksid karboni, duke i treguar atyre ku fshihen ndihmësit e padukshëm. Messer, gjithashtu zotëruese e markës “Messer Griesheim”, kërkon në këtë mënyrë të rrisë vlerën e njohjes së fjalës blu-kuq dhe shenjës figurative tregtare, e cila deri tani ka qënë e dukshme – kryesisht për klientët e shoqërisë – në cistern të bardha, cistern gazi në vendet e punës së klientit dhe bombola gazi. Në të njëjtën kohë, Messer do që “Gazet për jetën“ të bëhen një markë produktesh dhe një koncept i përgjithshëm për gazet.

Anglishtja u zgjodh si gjuha e kërkesës. Kjo lehtësontë përdorimin global të kërkesës nëpër të gjitha degët e Grupit. Mesazhi është lehtësisht i kuptueshëm falë zgjedhjes së thjeshtë të fjalëve. Kërkesa dhe marka u përzien në një logo të re të koorporatës.

Messer zbulon sekretin e ndihmësve të fshehtë

Gazet luajnë të njëjtin rol si uji dhe elektriciteti në shumë procese të prodhimit industrial. Ata bëhen të dukshme si flluska shkumëzuese në pije – por ata fshihen gjithashtu në shumë produkte si  artikuj përdorimi dhe aplikimi. Patatinat e paketuara nën një atmosferë gazi mbrojtës, dritat e ksenonit dhe pishtarët e kriptonit janë shembuj të dukshëm – por gazet përdoren gjithashtu në prodhimin e letrës, akullores, turbinave të erës, makinave dhe airbegëve, për shembull, si tjegullat, qeramikat dhe rubinetët. Messer do të përdorë fushatën e reklamave për të theksuar dhe shpjeguar fushat në të cilat  “Gazet për jetë“ përdoren. Hübner & Sturk kanë krijuar reklamat që paraqesin situatat e përditshme si një mama dhe fëmijë duke ngrënë mëngjes ose një lexues i apasionuar duke u relaksuar në divan, dhe të cilët përdorin gazet në produkte si simite, gazeta dhe divanë ë dukshëm. Rrathët e kuq me simbolet përkatëse kimike të gazeve të përdorur i tregojnë aty ku ata janë të  fshehur.

Pse “Messer” dhe jo “Messer Griesheim”?
Messer u themelua  në 1898 në Frankfurt am Main. Në 1965, shoqëria e familjes u bashkua me gjigandin e kimikateve me bazë në Frankfurt  Hoechst AG dhe ishte pjesë e grupit deri në 2001,duke bërë tregti nën emrin Messer Griesheim.Pas një faze ristrukturimi tre vjecare, Stefan Messer, nipi i themeluesit, rimori dhe riprivatizoi tërë shoqërinë Messer. Me qëllim për të financuar këtë , Stefan Messer duhej mes gjërave të tjera, të shiste biznesin gjerman, Messer Griesheim, në 2004, ndjekur nga një zgjerim i mëtejshëm i biznesit europian dhe aziatik nën markën Messer në vitet pasardhëse. Messer ishte përsëri në tregun gjerman që nga 2008, duke shitur gaze për industrinë, kërkime, shkencë dhe mjekësi, që prodhohen dhe mbushen në  Siegen që nga 2009 dhe në Salzgitter që nga 2010. Shenja dalluese e Messer ,një logo blu me një rreth të kuq që rrethohet nga tre trekëndsha të bardhë – të quajtur “anija” Messer ,u fut ndërkombëtarisht në 1996. “Anija” është në përdorim që në 1964.