Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
1.png


Messer Albagaz

Messer Albagaz, që nga 1 shkurt 2011, ka përfshirë në veprimtarinë e vet edhe aktivitetin e Sofigaz, e cila ishte dega shqiptare e Grupit italian SAPIO.

Nëpërmjet blerjes së Sofigaz-it,  Messer Albagaz, degë shqiptare nga më të mëdhatë e drejtuar nga specialistë  të Messer  për gazet industriale, do të forcojë pozitën e saj në tregun Shqiptar. Sofigaz, një degë e Grupit italian SAPIO, ishte një lider  në tregun shqiptar të gazeve industriale, ushqimore dhe mjekësore.


Messer forcon pozicionin e në jug-lindje të tregut europian

“Falë rrugëve të shkurtra të furnizimit me produkte nga burimet tona në vendet fqinje, ne synojmë jo vetëm për të siguruar një furnizim të qetë për klientët tanë ekzistues dhe klientët e rinj që ne kemi fituar me anë të blerjes së Sofigaz, por kryesisht, për të konsoliduar  forcimin të mëtejshëm të pozitave tona dhe një qëndrim konkurues në tregun shqiptar. Në të njëjtën kohë, kjo blerje na vë në një pozicion të fortë në një treg që është ende i vogël, por që pritet të rritet hap pas hapi, duke kompletuar në këtë mënyrë portofolin tonë për zonën e  Europës Juglindore ", - thotë Ernst Bode, menaxher rajonal i Grupit Messer për Europën Jug-Lindore. Messer Albagaz ka funksionuar në tregun shqiptar që nga viti 2006, por deri tani ajo ka realizuar vetëm furnizimin me gaze të lëngëzuara të  impianteve me depozita kriogjenike. Me  marrjen e Sofigaz, përfshihet gjithashtu, transferimi i të gjitha aktiviteteve të biznesit të Messer, ku do të bëjnë pjesë edhe impiantet për mbushjen e bombolave me gaze, impiant për prodhimin e gazit acetilen, i cili ka nje fushë të gjerë përdorimi në teknologjinë e saldimit dhe që zbatohet gjerësisht në industrinë mekanike, të makinave etj. Messer Albagaz do të ketë 21 punonjës, si dhe do të mbajë të gjithë ekipin ekzistues të menaxhimit të aktivitetit. Veç nga Polonia, Shqipëria është vendi i vetëm në Europë ekonomia e të cilit u rrit gjatë krizës ekonomike - financiare që filloi në vitin 2008. Messer, konsideron gjithashtu  se, perspektiva për të ardhmen e Shqipërisë  do të jetë e mirë.

DSC 0010