Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
2.png

Historia e Grupit Messer

Në 2009 Grupi Messer u bë 111 vjeç – dhe pavarësisht se kjo nuk ishte një ditëlindje me zero në fund, ne shfrytëzuam mundësinë për të paraqitur falenderimet tona të përzemërta për klientët tanë, partnerët dhe punonjësit për angazhimin dhe besnikërinë e tyre. Gjithashtu në 2010 Messer ishte gjithmonë aktiv, p.sh. nga ngritja e gjashtë impianteve të reja ndarëse! Ju mund të merrni një panoramë të përgjithshme të historisë së grupit Messer duke selektuar vitin për të cilin interesoheni në historinë tonë, ose duke lexuar ekstraktet e librit “100 për qind Messer”.

Hapat e parë të Adolf Messer në tregjet ndërkombëtare

Adolf Messer ka lindur me 6 Prill 1878 në Hofheim/Taunus, djali i Johann Matthäus dhe Margarethe Messer. Në 1898, në moshën 20 vjecare dhe ende një student i inxhinierisë mekanike, ai ndërtoi një repart të vogël, që çoi shpejt në sukseset e tij të para me ndërtimin e gjeneratorëve të acetilenit dhe zbatimeve të ndriçimit. Edhe pse në këtë fazë kaq të hershme, Messer po shihte drejt tregut gjerman. Në shtatë vitet e para pas themelimit të shoqërisë, afërsisht 300 ndërtime u eksportuan.

Që kur instalimet e ndricimit me acetilen po vuanin gjithnjë e më shumë nga konkurrenca me dritat e gazit dhe sistemet ndricuese me fuqi elektrike dhe, për më tepër, kërkesa për acetilen për gatim dhe nxehje u zvogëlua, Adolf Messer u detyrua të ndryshonte shpejt gamën e prodhimit: ai nisi saldimin dhe eksportoi impiantet e para të ndarjes së ajrit para Luftës së Parë Botërore. Zgjerimi i shoqërisë u reflektua mbi të gjitha në krijimin e degëve dhe shtesave në vend dhe jashtë vendit, që u bë një shtyllë e rëndësishme e shoqërisë. Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore në 1914 solli një ndalim të përkohshëm në zgjerimin ndërkombëtar të shoqërisë. Pas 1918, në kushtet e vështira ekonomike të periudhës së pas-luftës, Adolf Messer hodhi shumë energji në rikthimin e tregjeve të eksportit pasi asetet e shoqërisë në Britaninë e Madhe dhe SHBA u konfiskuan dhe u shitën në ankand. Në 1920, shoqëria mblodhi përsëri kontaktet e saj me klientët e huaj dhe konsolidoi pozicionin e saj në tregun e brendshëm në sektorin e prerjes dhe saldimit, meqënëse facilitetet prodhuese i mbijetuan Luftës së Parë Botërore thuajse të padëmtuara.

Edhe pse Messer pati sukses në zgjerimin dhe modernizimin e vazhdueshëm të gamës së saj të prodhimit, shoqëria nuk i shpëtoi Krizës së Madhe të 1929 – 1932/33.
Kolapsi i ekonomisë globale çoi në një falimentim dramatik në prodhimin industrial. Shitjet shumë të lakueshme dhe humbja e vendeve të punës gjithashtu karakterizoi biznesin e përditshëm të Messer pak kohë përpara 1920.

Pas rënies së Republikës së Vajmarit në 1933, shoqëria me qendër në Frankfurt po operonte në një mjedis makroekonomik që po rikuperohej gjithnjë e më shumë nga kriza e rëndë ekonomike. Industria Gjermane e kaloi më të keqen e recesionit nga pranvera e 1933, cast nga i cili ajo përfitoi nga përmirësimi ekonomik global si dhe programet e armatimit dhe punësimit të përfunduara nga qeveria NS. Në Messer & Co. GmbH, si në shoqëritë e tjera, biznesi i përditshëm hodhi hije gjithnjë e më shumë nga mbledhja e detyruar e ushtrisë, që coi në, për shembull, porosi të ndryshme nga Departamenti i Artilerisë së Ushtrisë Gjermane për ndërtimin e makinerive të veçanta. Në këtë mënyrë, pajisjet salduese elektrike nga Messer u përdorën për muret e bashkuar të rezervuarëve, për përmirësimin e teknologjisë salduese të rezistencës me qëllim për të arritur vula të shtrënguara gazi mbi cipa presioni dhe trupa boshe, ose për të zhvilluar makinën prerëse me oksigjen me hapësirë të lakuar Nivosec, që bën të mundur kryerjen e punës tredimensionale në kupolat e blinduara të presionit për mjetet e blinduara. Shoqëria u përfshi gjithashtu në kërkimet mbi ndërtimin e predhave, të cilat ushtria i testoi në 936, dhe dërgoi katër instalime në shkallë të gjerë për prodhimin e oksigjenit të lëngshëm në facilitetin provues të ushtrisë në  Peenemünde. Me avancimin e Allies në javët e fundit të luftës, të gjitha facilitetet prodhuese të Messer gradualisht mbërritën në një qëndrim në vend në pranverën e 1945. Tre vitet ose ndërmjet fundit të luftës me 8 Maj 1945 dhe reformës së monedhës u karakterizuan nga improvizimi në cdo zonë. Në kushtet e zhvillimit të shoqërisë në periudhën e pas-luftës, ishte një avantazh i paçmueshëm që marrëdhëniet me partnerët e vjetër të bizneseve të huaja mund të rivendoseshin në mënyrë të shpejtë mbi bazën e besimit reciprok pavarësisht nga rrënimi i shkaktuar nga politika e huaj agresive e shtetit. Në Prill 1946, për shembull, Adolf Messer ftoi Raoul Amédéo për të vizituar, të ndjekur shkurtimisht më vonë nga djemtë e tij Pierre dhe Jean, me qëllim për të ringjallur bashkëpunimin e tyre përmes formimit të Société Française des Appareils et Procédés Messer. Para se Adolf Messer t’i nënshtrohej një sëmundje serioze në 3 Maj 1954, ai kishte siguruar që shoqëria do të mbetej pronë e familjes: një vit para vdekjes së tij në moshën 74 vjecare, ai kishte vendosur të transferonte përgjegjësinë e funksionimit të plotë të shoqërisë te djali i tij, Hans.

 

Drejt një sipërmarrjeje globale – Epoka e Hans Messer (1953–1993)

Me të riun Hans Messer në drejtim të shoqërisë, që kishte arritur babai i tij, Adolf, si Drejtor Menaxhues në moshën 28 vjecare, Adolf Messer GmbH mori pjesënë bumin ekonomik të 1950.

Rritja e Messer në vitet e para të Republikës Federale nuk ndodhi, megjithatë vetëm për shkak të biznesit që zhvilloi me industritë kyce të “mrekullisë ekonomike” (industritë e hekurit, celikut dhe ndërtimit të anijeve etj.), por edhe për shkak të formimit të shtesave të shumta dhe ndërmarrjeve të përbashkëta jashtë vendit. Pasi rritja e shoqërisë preku kufinjtë e brendshëm në vitet e para të 1960, Adolf Messer GmbH u bashkua me pjesë të Knapsack-Griesheim AG, që ishte pjesë e grupit të shoqërive Hoechst AG, për të formuar Messer Griesheim GmbH në 1965.

Bashkimi nënkuptonte një humbje të caktuar të fuqisë së përbashkët të familjes, së paku në letër, meqënëse struktura e zotërimit të shoqërisë kishte ndryshuar rrënjësisht: 66 2/3 përqind e e kapitalit fillestar të shpërndarë prej 30 milion marka gjermane zotërohej tani nga Hoechst ndërsa 33 1/3 përqind zotërohej nga familja Messer përmes Messer Industrie GmbH.
                                                                                                                                                                                                                                
Edhe pse shoqëria e bashkuar e filloi jetën si pjesë e një grupi të madh të përbashkët, familja kishte mundësi të siguronte influencën e saj afatgjatë në historinë e Messer Griesheim përmes marrëveshjes bazë mes Hans Messer dhe Hoechst AG. Sic ishte rënë dakord para nënshkrimit mes Messer dhe Karl Ëinnacker, prezenca e vazhdueshme e familjes mbi  komisionet ekzekutive po braktisej. Bordi ekzekutiv konsistonte në “së paku tre, dhe jo më shumë se katër persona. Familja Messer ka të drejtë të emërojë një drejtor ekzekutiv, për sa kohë që kuota e tij nuk bie nën dhjetë për qind, ndërsa Hoechst ka të drejtë të emërojë dy drejtorë ekzekutivë.”  Vazhdohet duke thënë: “Secila palë do të miratojë emërimet e palës tjetër për caktimin e drejtorëve ekzekutivë po të mos ketë një arsye të rëndësishme që qëndron në mënyrën e një caktimi të veçantë.”

Ruajtja e influencës
Hans Messer u emërua si CEO i parë, “në qoftë se ai e dëshiron këtë”. Për më tepër, të dyja palët ranë dakord të formonin një komision të aksionerëve, “në të cilin Hoechst dhe familja Messer do të kishin secila nga dy anëtarë” dhe i cili “mendohet të jetë i autorizuar të japë udhëzime, në vecanti në lidhje me bordin ekzekutiv”. Së fundi, marrëveshja në parim përcaktoi vendimet e politikës së shoqërisë që kërkonin “një shumicë prej 75%”. Këto përfshinë një “ndryshim në qëllimin e shoqërisë”, “heqjen e huave të mëdha” ose “emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve ekzekutivë”. Pati gjithashtu marrëveshje të ndryshme brenda familjes për të siguruar që influenca e familjes në biznesin operacional nuk do vihej në rrezik. Për shembull,  Hans dhe Ria Messer vendosën të nënshkruajnë një marrëveshje me fëmijët e tyre që detyronte secilin anëtar familjeje të ushtronin vetëm të drejtat e tyre të votimit kolektivisht në të ardhmen. Marrëveshja e  29 Qershorit 1979, që emëroi  Hans Messer si personin me votë vendimtare// anëtar me votë të jashtëzakonshme, mbështetej gjithashtu nga familja e Erika Heberer (vajza e themeluesit të shoqërisë Adolf Messer) si dhe nga Fondacioni  Adolf Messer. Me pak fjalë: pavarësisht nga një aksion prej “vetëm” rreth 33%, familja përfundimisht shfaqi një influencë 100% në politikën e shoqërisë.

Zbatime të reja
Në dekadën e dytë pas formimit të saj, u bë e qartë shpejt se  Messer Griesheim GmbH kishte qënë i suksesshëm në formimin e sinergjive të mundshme që tani po shfrytëzoheshin plotësisht. Menjëherë mbas fazës së rigjallërimit të përgjithshëm ekonomik që zgjati disa vite, pati rritje të vazhdueshme në shitjet botërore pas 975, duke kaluar figurën magjike prej një bilion marka gjermane për herë të parë në 1978, dhe duke arritur mbi 1.7bn marka gjermane, pothuajse dyfishi i asaj që kishte qënë dhjetë vjet përpara, në 1984, që ishte viti financiar më i suksesshëm i Messer Griesheim deri në këtë kohë. Biznesi i gazeve industriale mbeti motori real i rritjes, duke numëruar rreth 70% të xhiros totale ndërmjet 1975 dhe 1989. Shoqëria përfitoi vecanërisht nga fakti që, përvec klientëve të saj tradicionalë në industritë e celikut, ndërtimit të anijeve, automobilistike dhe kimike, ajo pati sukses në zhvillimin e zbatimeve të reja për gazet e ngjeshura dhe të lëngëzuara , përzierjet e gazit dhe gazet e specialitetit falë punës kërkimore intensive, që coi në ortakëri biznesi në sektorë të rinj të rritjes.                                                                                                                                                                                                                               

Pas kalimit të “Perdes së Hekurt” në Europën Perëndimore, Messer Griesheim ishte gjithashtu në gjendje të shfrytëzonte mundësitë e reja të shfaqura në tregjet e shteteve ish socialiste, para se një periudhë e historisë së Messer Griesheim të përfundonte në pranverë të  1993. Pas 40 vjetësh shërbimi si  CEO, Hans Messer u tërhoq nga biznesi operacional i shoqërisë në moshën 68 vjecare, në përputhje me marrëveshjen me Hoechst AG. Megjithatë, shoqëria vazhdoi të përfitonte nga eksperienca e tij dhe njohuritë në kapacitete të ndryshme duke qënë se ai shërbeu në Komisionin e Aksionerëve dhe Bordin Mbikëqyrës derisa vdiq në 1997.

 

Kriza, trazirat, ndryshimi – nga aktor botëror në “100 për qind Messer” (1993–2004/5)

Pas tërheqjes së Hans Messer nga drejtimi më i lartë, edhe marrëveshja e hershme harmonike ndërmjet  Messer Industrie GmbH dhe Hoechst AG edhe pozita e familjes në shoqëri pati kërcënime të rënda nga drejtime të ndryshme pas 1990.

Në 1993, Hans Messer kaloi përgjegjësinë për funksionimin e shoqërisë te Herbert Rudolf, një i huaj i familjes që kishte një ekord të mirë rruge në drejtimin e filialit të Messer në SHBA.

Nën drejtimin e Herbert Rudolf, Messer Griesheim nisi një rrugë agresive globalizimi që do të përfundonte në fund të fundit në dështim. Përvetësimet e shumta, dhe në disa raste, shumë spekulative dhe ngritjet e shoqërive të huaja dhe vartëse cuan në një deficit masiv, i cili vetëm përpara mileniumit, do të provokonte shkarkimin e Herbert Rudolf dhe një korrigjim të mprehtë në politikën e përgjithshme të shoqërisë. Por kjo nuk ishte e gjitha: pas largimit të Hans Messer, praktikat që ishin konsideruar për shumë kohë si thelbësore në zhvillimin e shoqërisë tani viheshin në diskutim nga personi i ri në detyrë. Ishte qëllim i qartë i Herbert Rudolf të çrrënjoste influencën e familjes në funksionimin e shoqërisë tërësisht.

Borxhet dhe  pasiviteti
Gjatë 1990, politikat e biznesit të Messer Griesheim u bënë ngushtësisht të lidhura me qëllimet strategjike të Grupit Hoechst. Nga 1994 e më tej, fokusi  kryesor i Hoechst ishte në bizneset e tyre thelbësore të farmaceutikëve, agrokimike dhe kimikatet industriale dhe  ata ishin të prirur tani të hiqnin veten nga aksionet e tyre të shumicës prej dy të tretash në Messer Griesheim. Pati më pas shumë debate në lidhje me të ardhmen e strukturës së zotërimit të Grupit Messer Griesheim  dhe një qëndrim jashtëzakonisht pasiv nga ana e bordit të Hoechst ndaj deficitit në formë spirale të Messer . Paralajmërimet e hershme që burojnë nga familja Messer për rënien e menjëhershme të shoqërisë u lanë mënjanë dhe Herbert Rudolf iu dha leje autoriteti virtual.

Pasi vënia ne qarkullim e tregut të aksioneve dështoi dhe shitjet më të shumta të Linde AG dështuan në minutën e fundit për shkak të komplikacioneve që lindën nga legjislacioni anti-trust, aksionet e  Hoechst/Aventis në Messer Griesheim u transferuan më në fund në shoqëritë e investimeve financiare Goldman Sachs dhe Allianz Capital Partners në Prill 2001. Ata morën gjithashtu dy të tretat e deficitit neto të cilat nga pranvera 2001 kishin arritur shifrën e papërfillshme prej 1.72 bilion euro.

Dorëheqja dhe investimi
Megjithatë, konfliktet brenda familjes po rrezikonin gjithashtu ekzistencën e vazhdueshme të shoqërisë. Për shembull, Thomas Messer, djali më i madh i Hans Messer, refuzoi të merrte “cdo përgjegjësi të mëtejshme për mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit të familjes” sic ai dëshironte të hartonte të ardhmen e tij. Në Dhjetor 1996, Thomas Messer hoqi dorë nga Messer Industrie GmbH dhe ja dhuroi pjesën më të madhe të aksioneve të tij  MIG Fondacionit bamirës Adolf Messer.

Kur, në gjysmën e dytë të 1990, e ardhmja e Messer Griesheim varej nga bilanci, Stefan Messer – djali i dytë i Hans Messer, i cili vdiq në 1997 – e bëri synimin e tij të qartë që familja do të ruante influencën e saj afatgjatë mbi shoqërinë. Në 1999, ai bleu degën e Messer Prerje & Saldime nga Messer Griesheim GmbH në interes të familjes.

Një vit më vonë, nën drejtimin e investitorëve financiarë amerikanë Carlyle, ndarja e shoqërisë Prerje dhe Saldim u bashkua me shoqërinë zvicerane Castolin Eutectic për të formuar Grupin Messer Eutectic Castolin – një shoqëri e re me familjen Messer mbajtëse të 36 përqind të aksioneve.

Ristrukturimi dhe një fillim i ri
Në Messer Griesheim, ku kontrolli i shumë gazeve industriale nga ana e biznesit ende qëndronte, fokusi primar i investitorëve pas 2000 ishte ristrukturimi dhe lehtësimi i borxheve. Messer Griesheim e zhveshi veten nga një numër i zotërimeve të saj, duke u përqëndruar në rajone kryesore të caktuara dhe përfundoi me sukses procesin e saj të “hollimit”. Kur diskutimet për të ardhmen e Messer u ringritën në sipërfaqe pas vjeshtës 2003, një seksion i familjes i drejtuar nga Stefan Messer vendosën të merrnin përgjegjësinë për  ta rikthyer shoqërinë edhe një herë në duart e tyre (shumë e papritur për investitorët financiarë). Ata u tërhoqën nga operacionet në Gjermani, SHBA dhe BM dhe siguruan aksionet e mbajtura nga Goldman Sachs dhe Allianz Capital Partners.

Që nga Maji 2004, ish Grupi Messer Griesheim u bë edhe një herë një shoqëri e zotërim-menaxhim gazesh industriale që operonte nën emrin e Grupit Messer Group. Së fundi, në fillim të 2005, Stefan Messer bleu gjithashtu mbajtjen e investitorit financiar  Carlyle në Grupin  Messer Eutectic Castolin, duke rivendosur në këtë mënyrë kontollin e familjes në atë që gjyshi i tij Adolf Messer kishte themeluar para më shumë se një shekulli dhe cfarë babai i tij Hans Messer kishte ngritur pas Luftës së Dytë Botërore – një shoqëri me një nivel operues global në gazet industriale dhe sektorët e teknologjisë së prerjes & saldimit.


Dr. Jörg Lesczenski, Autori i “100 për qind Messer“