Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
3.png

Rreth Messer

Emri Messer është i lidhur me një eksperiencë për më shumë se 100 vjet në gazet industriale. Grupi Messer prodhon dhe furnizon me oksigjen, azot, argon, dioksid karboni, hidrogjen, helium, gaze inerte për saldim, gaze të veçantë, gaze për përdorim mjeksor dhe një shumëllojshmëri të gjerë të përzierjeve të tyre.

Messer është një nga kompanitë kryesore të gazit industrial, dhe është aktive në mbi 30 vende në Evropë dhe Azi, si dhe në Peru, me mbi 60 kompani që operojnë. Aktivitetet e saj ndërkombëtare janë të menaxhuara nga Qendra në Frankfurt.

Duke u nisur nga gazi acetilen deri tek gazi xenon, Grupi Messer disponon një gamë nga më të pasurat me produktet e gazeve në treg.

Grupi Messer ka qendrat e veta kompetente kërkimore-shkencore, të cilat, studiojnë dhe përcaktojnë përdorimin dhe aplikimin e gazeve në pothuajse çdo sektor të industrisë, në teknologjinë ushqimore dhe të mjedisit, në mjekësi si dhe në laboratorët kërkimore - shkencore.