Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
2.png

Messer,  nismë e re me sloganin "Gases for Life"

Grupi Messer promovon një identitet të ri të grupit me nismën e re  "Gases for Life" nëpërmjet së cilës reklamon qartësisht se qëllimi i biznesit Messer, i cili e ka zanafillën prej më shumë se 100 vjetësh, në mbi 30 vende, me 60 qendra operative dhe me më shumë se 5000 bashkëpunëtorë dhe punonjës, në zhvillimin e teknologjive të reja dhe sistemeve  të projektimit për prodhimin dhe përdorimin e gazeve industriale në çdo sektor të veprimtarisë shoqërore, dhe pothuajse në të gjitha degët e industrisë, ushqimit, mjedisit, mjekësisë dhe kërkimeve shkencore. Gaze të tilla si oksigjeni, azoti, CO2, argoni, heliumi, ksenoni, etj. janë cilësuar nga ky brand i ri si "Ndihmës" që , megjithëse në pamjen e parë të padukshëm, janë thelbësore dhe të domosdoshëm për shumë procese dhe për një mori aplikimesh, jo vetëm industriale.

Me një mënyrë të thjeshtë, moderne dhe unike nisma "Gases for Life" përcjell në nivel ndërkombëtar gjithanshmërinë e emrit Messer, duke  shfaqur  imazhin unik të madhështisë së Grupit, duke siguruar një referencë të drejtpërdrejtë tek produkti.

Slogani i ri së shpejti do të pasohet nga një fushatë reklamuese  që do të synojë  në dy drejtime: nga njëra anë armata e specialistëve, njëkohësisht dhe gaz përdoruesit e Messer për proceset e tyre industriale, dhe nga ana tjetër ai që përfiton, ndonjëherë pa e kuptuar, publiku i gjerë, nga "Gases for Life" në jetën e përditshme.

Vizitoni: www.gasesforlife.de  (en)