Ju mund të blini produktet në vendin tuaj:
2.png

Linja Gourmet_Gjeni këtu propozimet më të mira për furnizimin me gaze ushqimore

Gazet më të përdorura zakonisht në industrinë agroushqimore janë: Dikosid karboni, Azot, Oksigjen dhe në masë më të vogël edhe Argoni.

Këto gaze, të furnizuar të pastër ose në përzierje, janë pjesë të linjës Gourmet.

Me markën Gourmet, Messer ofron jo vetëm një gamë tërësore për paketimin, por edhe një shërbim tërësor që fillon nga këshillimi për përcaktimin e përzierjeve të përshtatshme për çdo produkt deri te verifikimi i rezultateve të arrira, duke kaluar përmes kryerjes së provave tek klienti për vënien në punë të proçeseve të paketimit dhe furnizimin e aparaturave për përdorimin e gazit ndër të cilët reduktorët e presionit, mikserat dhe analizatorët.

Përzierjet furnizohen në bombola dhe/ose pako bombolash të ngarkuara në presionin prej 300 bar, por mund të prodhohen edhe në vend me miksera. Dioksidi i karbonit ka një efekt të rëndësishëm frenues kundrejt rritjes bakteriale dhe përhapjes së mykut, ka gjithashtu efekt fungistatik dhe antimikrobial kur përqëndrimi i tij i kalon 20%. Azoti përfaqëson gazin inert që lejon heqjen e pranisë së oksigjenit aty ku kjo është e padëshiruar. Oksigjeni ka aplikime më të limituara, por është shumë i rëndësishëm për mbajtjen e ngjyrës së kuqe në mishrat e freskët.

Variacioni në përqindje i këtyre gazeve në paketim lejon në këtë mënyrë ngadalësimin e rritjes së pjesës më të madhe të mikroorganizmave.

Linja Gourmet garanton standarte cilësie dhe sigurie mes më të mëdhenjve në treg. Të gjithë ambalazhet e përdorura për këtë linjë i dedikohen ekskluzivisht përmbajtjes së gazeve ushqyes dhe janë të dallueshme nga një ngjyrë specifike e trupit të bombolës, për të shmangur konfondimin e bombolave të tilla me paketimin e produkteve të tjera të gazta me përdorim të ndryshëm.

Gjithashtu, të gjitha valvolat e e montuara në bombolat e linjës Gourmet janë të tipit RPV (valvola të presionit të mbetur), me garanci të plotë të ruajtjes së enës nga rreziku i ndotjes sipas normave të sektorit.

Së fundi, oferta e Messer kompletohet nga një kod autokontrolli HACCP që i intereson kalimeve të mëposhtme: prodhimi i gazit dhe ruajtja, transferimi në gjendje të lëngët dhe kushtëzimi në presionin 300 bar të gazit ose përzierjes së gazit kur ajo është e lejuar.