Bombulat e gazit

INFORMACION PËR BOMBULAT E GAZIT: GAZE INDUSTRIALE, GAZE USHQIMORE, GAZE TË PASTRA, PËRZIERJE GAZESH ME POROSI, GAZE FARMACEUTIKE, GAZE MJEKËSORE

Koncepte mbi furnizimin me bombula - Instalime te klientët -Rregullatorë presioni për përputhje të përsosur - Opsionet e telemetrisë - Oferta tregtare

PЁRMASAT E BOMBULAVE TЁ GAZIT

Bombulat ose pakot e bombulave janë të përshtatshme për furnizimin e sasive më të vogla, veçanërisht për aplikimet e prerjes, saldimit dhe ato ushqimore. Gama e madhësive të bombulave ndryshon nga bombula shumë të vogla për përdorim në lëvizje deri në pako për kërkesa të mëdha.

Përmasat e bombulave shprehen më së shumti në (ujë) përmbajtje vëllimore të bombulave. Përmasat tipike janë bombula prej 50, 33, 20, 10, 5 dhe 1 litri. Për disa gaze si dioksidi i karbonit dhe acetileni përmbajtja shprehet në kg. Ёshtë pesha e produktit në bombul.

Bombulat ndonjëherë kombinohen në pako: bombulat janë të fiksuara në një kornizë dhe ventilat e bombulave lidhen me tuba dhe çojnë në një dalje të kontrolluar nga një ventil. Pakot lejojnë që të rritet vëllimi dhe xhiroja e bombulave dhe prandaj synojnë t’i shërbejnë konsumatorëve më të mëdhenj. Pakot moderne si Messer Megapack përbëhen zakonisht nga bombula më të mëdha ose mund të përmbajnë përmbajtje prej 400 ose më shumë litrash (të kombinuara).

Ekzistojnë gjithashtu një numër madhësish të bëra me porosi për vëllime të mëdha dhe përmasa të vogla. Ne i referohemi artikullit përkatës nën këtë link (link me artikullin CAN Gas)

MATERIALET E BOMBULAVE TЁ GAZIT

Gazet me presion të ulët mund të ruhen në bombula prej çeliku të salduar. Gazet industriale normale nuk përmbajnë asnjë saldim dhe prodhohen në një proces të ekstruksionit të kontrolluar ngushtë. Çdo bombul testohet për presion dhe shënohet si e tillë: ato janë në gjendje të përballojnë presionet e larta. Kur ka kërkesa të veçanta për pastërtinë e gazit që përmbahet materiali i bombulës mund të jetë prej alumini ose çeliku. Kontaktoni specialistin tuaj në Messer për më shumë informacion mbi temën

PRESIONET E BOMBULAVE TЁ GAZIT

Me përjashtim të disa përjashtimeve si dioksidi i karbonit, acetileni dhe oksidi i azotit, shumica e gazeve mbeten gaze nën presion. Presioni tipik në një bombul gazi është 150 bar, 200 bar ose 300 bar. Sa më i madh të jetë presioni në bombul aq më shumë gaz mund të ruhet. Prodhimi modern lejon prodhimin e bombulave që mund të përballojnë presione prej 300 bar (ato mund të pëballojnë 450 bar pasi testohen në këto kushte)

NGJYRAT E BOMBULAVE TЁ GAZIT

Normat DIN EN 1089-3 përcaktojnë ngjyrën e qafës së bombulave. Më shumë informacion mund të gjenden në Wikipedia (https://en.wikipedia.org/wiki/Bottled_gas) ose aplikacionin Messer për ngjyrën e qafës së bombulave në mënyrë që të keni gjithmonë në xhep njohuri për ngjyrën e duhur.

VENTILAT E BOMBULAVE TЁ GAZIT

Çdo lloj gazi ka lidhjen e tij të përcaktuar të ventilit. Avantazhi i lidhjes së ndryshme është siguria: nuk mund të lidhni (rastësisht) një bombul me një gaz të gabuar. Disavantazhi është se për çdo gaz keni nevojë konektorin e duhur. Më keq, historikisht çdo vend ka pasur standardin e tij të sigurisë të vendosur në një normë (AFNOR, DIN, ISO,…), në mënyrë që të duhej të zëvendësoni pajisjet tuaja ose të blini më parë një pjesë bashkimi. konektorët ishin të harmonizuar vetëm për bombula me 300 bar dhe duhet të ishit në gjendje të përdornit të njëjtin konektor në të gjithë Europën. Për më shumë informacion rreth ventilave, Messer ka zhvilluar një aplikacion për smartphone-in tuaj: informohuni për fijet e përdorura për gazet kryesorë kudo që të shkoni në Europë

KËRKESAT LIGJORE

Bombulat duhet të ritestohen çdo 10 vjet (ose 5 vjet) në përputhje me rregulloret ligjore. Ju duhet të gjeni një ngjitës (ose një pullë) me datën e ardhshme të testimit të presionit. Nëse kaloni këtë date nuk ju lejohet më të transportoni bombulën nëpër rrugë. Ju lutemi kontaktoni Messer-in përpara transportit në rast se keni bombula të tilla në ambientet tuaja. SIGURIA DHE TRAJTIMI I GAZEVE

Për më shumë informacion në lidhje me trajnimet tona mbi këtë temë, ne i referohemi faqes tonë mbi "sigurinë".

SHЁNIMET MBI BOMBULAT E GAZIT

Çdo bombul ka numrin e tij të prodhimit të stampuar në metal. Përveç kësaj pulle në një bombul gazi zakonisht do të gjeni:

- pulla dhe ngjitës për datën e ardhshme të testimit të presionit

- një ngjitës në formë bananeje që përmban informacionin mbi produktin, sigurinë & informacionin e transportit në lidhje me produktin

- një barkod që lejon prodhuesin të gjurmojë bombulën gjatë prodhimit, shpërndarjes dhe mbledhjes së bomulave bosh.

Qendrat e gazit

NJË RRJET QENDRASH GAZI AFËR KLIENTËVE

Qendra gazi afër jush - Mundësia e furnizimit me anë të transportit ose tʹi merrni produktet vetë - “përputhje e përsosur” – pajisjet – opsionet e porositjeve – Aspektet e sigurisë

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.