Gaze për kalibrim

GAZE PËR KALIBRIM

Zgjidhje individuale specifike për aplikimin tuaj

Gaze për Kalibrim për Qëllime Individuale

Kërkesat më të larta vendosen në përzierjet e gazeve kur ato përdoren për funksionimin e instrumenteve të ndjeshëm analitikë në sigurimin e cilësisë, teknologjinë e sigurisë, emetimet ose monitorimin e mjedisit. Shumica e instrumenteve analitikë në përdorim sot funksionojnë krahasimisht, si peshoret që gjendeshin shpesh në tregjet buzë rrugës në vitet e kaluara. Ashtu si ato peshore kërkonin pesha të sakta për të matur peshën në mënyrë të saktë, instrumentet modernë analitikë përdorin përzierje të gazeve me saktësi të lartë me përbërje të përcaktuara për kalibrim.
Meqenëse saktësia e rezultateve analitike varet në mënyrë kritike nga saktësia e gazeve që përdoren për kalibrim, Messer ndjek një sistem të rreptë të menaxhimit të cilësisë për të siguruar standardet më të larta të cilësisë në prodhimin e gazeve për kalibrim.


Përbërja e Përzierjeve të Gazeve

Përbërja e gazeve për kalibrim ndryshon nga aplikimi në aplikim - kjo varion nga përzierje të thjeshta binare në diapazonin prej %- deri në përzierjet me shumë përbërës në diapazonin ppm- apo edhe ppb. Për shkak të gamës gati të pakufizuar të përzierjeve të mundshme, Messer prodhon shumicën e gazeve për kalibrim si përzierje individuale të gazeve sipas specifikimeve të klientit.
Përzierjet individuale të gazeve karakterizohen nga përbërja e tyre e detajuar, e shprehur në një njësi për të cilën është rënë dakord, toleranca e prodhimit, pasiguria e përbërjes së çertifikuar dhe periudha e stabilitetit. Messer ofron gaze për kalibrim në kategori të ndryshme, duke u përshtatur kërkesave të ndryshme të klientit.


Kategoritë e Përzierjeve të Gazeve

Në shumicën e aplikimeve në teknikat e matjes, përdoret një pasiguri e gazit për kalibrim prej +/- 2% rel.. Ne i ofrojmë këto si përzierje Labline, zakonisht me një tolerancë prodhimi në një diapazon prej  +/- 5% rel. Për matje me sartësi të lartë, ne rekomandojmë kalibrimin me përzierjet Topline me një pasiguri më të vogël se rel. +/- 1%. Përzierjet Labline dhe Topline mund të prodhohen me një gamë të gjerë përbërësish të ndryshëm në diapazonin % - dhe ppm. Për analizën e gjurmëve, për shembull në monitorimin e mjedisit, Messer ofron përzierjet Traceline me përqendrime në diapazonin ppb.
Çdo gaz për kalibrimi pajiset me një certifikatë analize (sipas EN ISO 6141). Përveç përbërjes së vlerësuar dhe aktuale dhe pasigurisë së tij dhe të dhënave të tjera teknike, gjithashtu në certifikatë përcaktohet data e skadimit. Periudha standarde e stabilitetit të gazeve për kalibrim është 1 vit. Në varësi të vetive kimike të përbërësve dhe diapazonit të përqendrimit, Messer gjithashtu ofron shumë gaze për kalibrim me një periudhë të zgjatur të qëndrueshmërisë deri në 5 vjet (Opsioni i Jetëgjatësisë).


Përzierjet e Akredituara të Gazeve – Gaze për Kalibrim të Nivelit më të Lartë të Cilësisë

Messer siguron vazhdimisht cilësinë më të lartë të gazeve të prodhuar për kalibrim duke aplikuar një menaxhim të rreptë të cilësisë. Përveç sistemit të përgjithshëm të menaxhimit të cilësisë, sipas grupit EN ISO 9000, standardi EN ISO/IEC 17025 (Kërkesat e përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit) mbulon kërkesat specifike të një laboratori. Dispozitat kryesore kanë të bëjnë me funksionimin dhe fushëveprimin e një sistemi të menaxhimit të cilësisë, si dhe dëshmitë e kompetencës nevojshme teknike për kryerjen e kalibrimit.      

Messer rekomandon përdorimin e gazeve të akredituar për kalibrim, nëse duhet të verifikohet pajtueshmëria me detyrimet ligjore (p.sh. kontrolli i emetimit) ose nëse vetë laboratori mban një akreditim.

Me akreditimin shtesë sipas EN ISO 17034 (Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e prodhuesve të materialeve të referencës), laboratori arrin të njihet si një laborator që plotëson kërkesat më të larta për cilësinë dhe kompetencën, të nevojshme për prodhimin e materialeve të certifikuara të referencës. Materialet e çertifikuara referencës (CRM) luajnë një rol të rëndësishëm në kiminë analitike pasi ato ofrojnë pika referimi të nivelit më të lartë metrologjik.

Fabrika zvicerane e prodhimit, pjesë e Messer, mban akreditimin sipas EN ISO 17034. Prandaj, Messer gjithashtu mund të ofrojë një fushëveprim të përcaktuar të materialeve të certifikuar të referencës.

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.

Karakterizimi i përzierjeve të gazeve

Aplikime me Gaz Aplikime Analitike

Më shumë rreth produkteve

Gaze speciale

GAZE SPECIALE

A keni standarde të larta? Edhe ne kemi. Gaze speciale nga Messer

Download Files Portlet

You need to log in to access Download Files Portlet.