Gaze mjekësore

GAZE DHE PAJISJE MJEKËSORE

Gaze mjekësore - Gaze medicinale - Pajisje mejkësore - Legjislacioni - Oferta tregtare

Gaze mjekësore

Messer kryen furnizime me gaze mjekësore për më shumë se 100 vjet. Në sektorin e kujdesit shëndetësor, gazet mjekësorë luajnë një rol thelbësor. Ato përdoren - dhe janë të domosdoshme - në situata emergjente, si përbërës i terapive, ose për qëllime diagnostikuese. Gazet mjekësorë përdoren në trajtime të ndryshme. Oksigjeni mjekësor është produkti i cili gjen përdorimin më të madhë në kujdesin shëndetësor dhe gazi më i lehtë për t'u shpjeguar, në përdorimin e gjerë në spitale dhe qendra shëndetësore. Por çfarë është saktësisht oksigjeni mjekësor dhe si ndryshon nga oksigjeni industrial ?

Çfarë është oksigjeni mjekësor ?

Oksigjeni është thelbësor që njerëzit të marrin frymë. Oksigjeni gjendet i lirë në atmosferë përafërsisht 21%. Pamjaftueshmëria e oksigjenit në gjak sjell pasoja të rënda për shëndetin, organizmi nuk mund të funksionojë siç duhet. Në këto raste, furnizimi me oksigjen i organizmit duhet të kryhet nga një burim i jashtëm. Përdorimi i oksigjenit në këtë rast duhet të certifikohet si oksigjen mjekësor. Oksigjeni mjekësor çertifikohet si i tillë, duhet përmbajë një përqindje të caktuar të pastërtisë së oksigjenit, dhe një përqindje të caktuar të papastërtive. Gjithashtu është e nevojshme certifikimi jo vetëm i gazit mjekësor, por gjithashtu nevojitet certifikim i pajisjeve dhe enëve ku transportohen dhe depozitohen gazet mjekësore. Pastrimi i rezervuarit të oksigjenit mjekësor duhet të kryhet sipas një standardi të caktuar. Në këtë mënyrë eleminojmë papastërtitë që i shtohen oksigjenit mjekësor nga vetë rezervuari. Distribuimi, shpërndarja dhe gjurmimi i oksigjenit mjekësor realizohet duke zbatuar me përpikmëri rregulloret e distribuimit dhe farmakovigjilencës.

Përdorimi i oksigjenit mjekësor

Oksigjeni mjekësor përdoret për të ruajtur nivelin e mjaftueshëm të oksigjenit në gjak, në mënyrë që organizmi të funksionojë siç duhet, ndërsa oksigjeni industrial, përdoret në aplikime industriale siç janë djegia, oksidimi, prerja dhe reaksionet kimike etj. Nivelet e pastërtisë oksigjenit industrial mund të mos të jenë përshtatshme për përdorim njerëzor dhe mund të ketë papastërti nga pajisjet e ndotura ose magazinimi industrial.

Cilësia e oksigjenit mjekësor

Cilësia që garanton Messer përmban çdo aspekt të gazit mjekësor, për një gamë të gjerë aplikimesh dhe kërkesash në industrinë e kujdesit shëndetësor.

Gazet mjekësorë në kujdesin shëndetësor

Kategoria e produkteve Messer-it për kujdesin shëndetësor siguron mbështetjen e menjëhershme për mjekët, infermierët dhe pacientët, ku ndihma është e nevojshme. Messer siguron furnizimin me gaze mjekësore të rrjeteve spitalore, qendrave shëndetësore si në bombula në gjendje të gaztë, gjithashtu edhe furnizimin me gaze mjekësore në gjendje të lëngët, i cili pasi depozitohet, nëpërmjet linjave të shpërndarjes së gazit mjekësor shkon në repartet spitalore. Përveç edhe drejtpërdrejt përmes tubacionit në repartet spitalore. Përveç furnizimit me gaz mjekësor, Messer gjithashtu ofron një portofol gjithëpërfshirës të produkteve. Messer gjithashtu ofron shërbime që fillojnë nga konsulenca për shpërndarjen e gazeve mjekësore deri në planifikimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit - një paketë e plotë shërbimi nga një burim i vetëm. Aksesorë mjekësorë, mjete të konsumueshme të tilla si lagështues, tuba frymëmarrjeje oksigjeni dhe maska oksigjeni, tuba zgjatëse dhe lidhës dhe adaptorë që plotësojnë ofertën.

Zinxhiri i furnizimit me gaz mjekësor

Messer sigurohet që furnizimi me gaz mjekësor të plotësojë standardet e larta të besueshmërisë dhe saktësisë. Standardet përmbushen përmes auditimeve të rregullta të brendshme, një sistem të standardizuar të farmakovigjilencës me procedura të validuara dhe sisteme të kompjuterizuara validuara. Përmes kompetencës dhe ekspertizës mbi gazet mjekësorë, Messer mund t'u ofrojë klientëve saktësisht ato që u duhen: furnizimin me gaze mjekësorë me një gamë të plotë të aksesorëve, me cilësinë më të lartë të mundshme të produktit dhe shërbim gjithëpërfshirës, të gjitha nga një burim i vetëm - përfshirë kontrollin e plotë në të gjithë zinxhirin e vlerës dhe besueshmërisë, jashtëzakonisht lartë furnizim - për të gjitha specialitetet mjekësore ku përdoren gazet mjekësorë!

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.