Pajisje

PAJISJE PËR GAZE SPECIALE

Rregullatorë presioni për bombulat dhe sistemet e furnizimit me gaz për gazet speciale

Pajisje për Gaze Speciale – Zgjidhje Individuale për çdo Aplikim

Gazet zakonisht magazinohen në gjendje të kompresuar, të lëngshme ose të tretura në bombula të përshtatshme. Për të tërhequr gazet nga enët e tyre, përdorimi i pajisjeve të përshtatshme luan një rol vendimtar për të siguruar sigurinë dhe për të ruajtur cilësinë e gazeve.
Messer ofron gamën e plotë të pajisjeve për çdo aplikim. Ne mund t'ju mbështesim në gjetjen e metodës optimale të furnizimit.


Përzgjedhja e Pajisjeve

Në thelb është lloji dhe cilësia e gazit që përcaktojnë zgjedhjen e materialeve për pajisjet e furnizimit.
Ne rekomandojmë përdorimin e pajisjeve prej bronzi (të kromuara) me diafragma metalike dhe materiale përkatëse izoluese për gaze jo korroziv, me pastërti të lartë deri në shkallë 6.0 dhe gaze mikse. Linja e produkteve Messer Spectrolab i plotëson këto kërkesa dhe për këtë arsye mund të përdoret për të gjitha gazet jo korrozive, me pastërti të lartë dhe gazet mikse.          Për gazet korrozive dhe përzierjet e ndjeshme të gazeve me përqendrim të ulët ne rekomandojmë përbërës prej çeliku inoxi (çelik i pandryshkshëm). Nga njëra anë, është e nevojshme të mbroni pajisjet nga korrozioni, dhe nga ana tjetër, veçanërisht në rast të përzierjeve të gazeve me përqendrim të ulët (diapazon i ulët ppm ose ppb), nuk lejon që gjurmët e përbërësve të thithen nga sipërfaqja dhe të ndikojnë në përbërjen e përzierjeve të gazeve në mënyrë të konsiderueshme. Materialet izoluese duhet të përshtaten sipas llojit të gazit. Linja e produkteve Messer Spectrocem mbulon të gjithë përbërësit për këto lloj aplikimesh.


Rregullator presioni të bombulës apo sistem qendror të furnizimit me gaz?

Në përgjithësi, ekzistojnë dy lloje të furnizimit me gaz: bombula individualë me rregullator presioni në pikën e përdorimit ose një sistem qendror furnizimi me gaz. Nëse nevojitet furnizim me gaz vetëm për një aplikim dhe bombula mund të vendoset pranë pikës së përdorimit, mund të përdoren bombula me rregullator presioni. Me një sistem qendror furnizimi me gaz, i përbërë nga panele të kontrollit të presionit, tubat dhe paneli i shpërdarjes (tapping points) në pikat e ndryshme të përdorimit, bombulat e gazit ruhen në mënyrë të sigurt jashtë ambienteve të punës.

 

Rregullator presion të bombulës

 

Rregullatorët e presionit të bombulave kryesisht përdoren kur duhet të furnizohet me gaz vetëm një pikë e përdorimit dhe bombula mund të vendoset pranë saj.
Rregullatori i presionit mund të lidhet drejtpërdrejt me ventilin e bombulës. Vida rregulluese lejon përshtatje për çdo presion që nevojitet për punën. Të gjithë rregullatorët e presionit janë të pajisur me ventila për të mbrojtur pajisjet e lidhura dhe dy matës presioni që tregojnë presionin e bombulës dhe të daljes.
Në varësi të nivelit dhe stabilitetit të kërkuar të presionit të punës, përdoren rregullatorët e presionit të bomblave me një ose me dy faza. Kur përdorni një rregullator presioni me një fazë të vetme, mund të rritet presioni i punës me uljen e presionit të bombulës dhe duhet të rregullohet me dorë gjatë zbrazjes së bombulës. Në presione të ulëta të punës dhe kërkesa të larta për qëndrueshmërinë e presionit të punës, duhet të përdoren rregullatorë presioni me dy faza ose rregullatorë presioni me ventilin kryesorë të kompensuar (balancuar).


Sistemi qendror i furnizimit me gaz

 

Në përgjithësi, bombulat e gazit me presion duhet të pozicionohen jashtë zonave të punës. Me një furnizimin qendror me gaz, bombulat e gazit vendosen në një ambient të veçantë ose jashtë ndërtesës. Bombulat janë të lidhura me një panel kontrolli të presionit të përbërë nga një rregullator presioni, i cili zvogëlon presionin e bombulës në presionin e linjës, p.sh. në 10 bar; matësa presioni për treguesin e presionit të bombulës dhe linjës, dhe ventila bllokuese dhe pastruese. Tubat e vendosura furnizojnë gazin në pikat individuale të përdorimit, ku konsumatorët e gazit janë të lidhur përmes panelit të shpërndarjes (tapping points). Në panelin e shpërndarjes presioni i linjës zvogëlohet në presionin e kërkuar të punës. Një matës presioni tregon presionin aktual të punës.
Për furnizim të vazhdueshëm me gaz rekomandohet lidhja paralele e dy bombulave ose koshave të bombulave. Në këtë rast gazi tërhiqet gjithmonë nga një enë, ndërsa ena tjetër është e lidhur në gatishmëri. Në rastin më të thjeshtë, kalimi nga një bombul në tjetrën bëhet manualisht. Megjithatë, ekzistojnë gjithashtu panele kontrolli të presionit të cilat sigurojnë ndryshimin automatik midis enëve. Panelet e kontrollit të presionit janë të kompletuara me matës presioni për të treguar presionet e bombulës dhe të daljes. Panelet mund të furnizohen me matës të presionit me kontakt të cilat japin një sinjal nëse presioni i bombulës bie nën një nivel të caktuar të paracaktuar. Ky sinjal mund të kalohet në një panel alarmi me presion të ulët.

Avantazhet kryesore të furnizimit qendror me gaz janë:
•    Siguria: Nuk ka bombula gazi në zonën e punës, nevojitet më pak trajtim i bombulave të gazit
•    Cilësia: ventilat e integruara të pastrimit, panelet e kontrollit të presionit dhe paneli i shpërndarjes (tappings points) gjithmonë formojnë furnizimin me gaz me dy faza
•    Efikasiteti: Furnizimi i disa konsumatorëve të gazit nga një burim i përbashkët, furnizimi i pandërprerë i gazit me ndryshim automatik

 

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.