Breadcrumb

Helium për tullumbace - Ballon Gas

HELIUM PËR TULLUMBACE

I thjeshtë, i shpejtë dhe i sigurt - Helium për tullumbace nga Messer

Përdorimi i heliumit për tullumbace

Qoftë një ceremoni martesore, një festë në klub, ditëlindja e një fëmije, një ambient për reklamimin për fillimin e biznesit, një ngjarje publicitare ose një festë në qytet, tullumbacet i duan jo vetëm të vegjël e të mëdhenj, por gjithashtu tërheqin vëmendje të rëndësishme nga media. Tullumbacet krijojnë një atmosferë fantastike, të gjallë dhe të gëzuar në eventin tuaj, të cilën do ta mbani mënd për një kohë të gjatë. Me heliumin tonë për tullumbace ju mund të jeni të sigurt që tullumbacët tuaja me të vërtetë do lartësojnë cdo moment!

Helium për Tullumbace - Sa tullumbace mund të fryhen?

Heliumi për tullumbace, që furnizohet nga Messer, është i lehtë dhe i sigurt për t’u përdorur. Heliumi është një gaz inert pa ngjyrë, shumë më i lehtë se ajri. Vetëm presioni që përmban bombula kërkon vëmendje të veçantë.

Heliumi për tullumbace ruhet në bombula nën një presion prej 200 bar. Shpatulla e bombulave të heliumit për tullumbace është ngyjrë kafe. Messer ofron helium për tullumbace në madhësitë e bombulave si më poshtë:

 

Helium për Tullumbace - Sa peshë mund të mbajë një tullumbace?

Pesha specifike e heliumit në kushte normale të ambientit është rreth 0.18 kg/m3, ndërsa ajo e ajrit është rreth 1.21 kg/m3. Dallimi midis këtyre nënkupton që, teorikisht, ekziston një aftësi për të pluskuar prej rreth 1 g për litër heliumi.
Në rastin e tullumbaceve me helium, mund të garatohet se ato do pluskojnë mjaftueshëm nëse pesha e tullumbace dhe lidhjeve (tela, kartat) është më e vogël se rreth 0,5 deri në 0,6 g për litër vëllim tullumbace.
Njësia më e përdorur matëse për të treguar madhësinë e tullumbaceve është diametri (d) në cm. Vëllimi (V) në litra më pas llogaritet si më poshtë: V (litra) = (0,524/1000) x (d (në cm)) 3. Si e tillë, një tullumbace sferike me një diametër prej 30 cm ka një vëllim prej 14.1 litrash dhe një aftësi të mjaftueshme për të pluskuar për një peshë prej rreth 7 deri në 8.5 g. Tullumbacet në formë dardhe me një diametër të barabartë kanë një vëllim pak më të madh.
Për tullumbace më të mëdha ose anije fluturuese, aftësia për të pluskuar duhet të llogaritet individualisht.


Këshilla të Përgjithshme

Në vazhdim, ne dëshirojmë të japim disa këshilla të përgjithshme në përdorimin e heliumit për tullumbace:

• Me tullumbacet latex, gazi rrjedh nëpërmjet mureve të tullumbaces brenda afërsisht 14 deri në 16 orë; prandaj, tullumbacet latex duhet të fryhen vetëm pak kohë para fillimit të eventit të planifikuar.

• Përdorimi i heliumit për tullumbace lejohet në dhoma; por sigurohuni që të ketë ventilim të mjaftueshëm.

• Mos e thithni heliumin. Megjithëse heliumi për tullumbace nuk është toksik, ai zhvendos (largon) oksigjenin jetësor nga mushkëritë!

• Për arsye sigurie ndalohet përdorimi i hidrogjenit në vend të heliumit për tullumbace!

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.

Për më shumë....

GAZE SPECIALE

A keni standarde të larta? Edhe ne kemi. Gaze speciale nga Messer

Download Files Portlet

You need to log in to access Download Files Portlet.