Testime të Propozimeve për Aplikim

TESTIME

Testime në qendra zvhillimi të shkallës së vogël - Testime në presimat e klientit

Në QENDRËN tonë të KOMPETENCËS ose në premisat tuaja të prodhimit

Filozofia e shoqërisë sonë nuk është vetëm për të furnizuar klientët me gaz, por edhe për t'i mbështetur ata duke zhvilluar procese të reja ose duke përmirësuar ato ekzistuese.

Njohuritë teknike në aplikimet dhe proceset e reja në të cilat përdoren gazet janë veçanerisht të dobishme. Prandaj, Messer operon një departament qendror të teknologjisë, i cili bashkëpunon ngushtë me departamentin tonë të shitjeve dhe operon qendra teknike të ekselencës në Gjermani, Austri, Francë, Zvicër dhe Kinë, duke u përqëndruar tërësisht në zhvillime të reja për industri të ndryshme.

Në qendrën teknike në Gumpoldskirchen afër Vjenës, ndërtohen, testohen dhe përgatiten për përdorim te klienti sistemet e kontrollit dhe të furnizimit që kërkohen për prova/testime dhe aplikime në industrinë kimike. Në Krefeld, Gjermani, është duke u zhvilluar aktualisht një qendër e re teknike në të cilën, ndërv të tjera, do të jetë e mundur të testohen sisteme të ndryshme furnizimi për aplikimet me gazi.
 
Përveç infrastrukturës së qendrës teknike, ekzistojnë rrjete dhe bashkëpunim me universitete, institute dhe shoqata tregtare që lejojnë ekspertët të shkëmbejnë njohuri dhe përvojë të tregut, si dhe aktivitete të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimore. Messer aktualisht zotëron rreth 900 patenta në të gjithë botën për proceset dhe aplikimet në të cilat gazet përdoren për të optimizuar metodat e prodhimit.
 

Teknologji aplikimi

TEKNOLOGJITË E APLIKIMIT TË GAZEVE

Produktiviteti, prodhimi i energjisë dhe përmirësimi ekologjik me gaze, ekpseriencë & njohuri teknike, prova në ambientin e punës, kërkim dhe zhvillimi, ofertat tregtare

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni për më shumë informacion

Give me extra information about the content of this page

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.