Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.

Gaze speciale

GAZE SPECIALE

A keni standarde të larta? Edhe ne kemi. Gaze speciale nga Messer

Gaze Speciale nga Messer

Duke qenë një specialist kryesor i gazeve industriale, Messer ofron një gamë të gjërë gazesh speciale. Gama e gjerë e produkteve përfshin helium lëng, gaze me pastërti të lartë, gaze të rralla, përzierje standarde dhe individuale të gazeve, si dhe pajisje të nevojshme për gazet speciale. Kërkesat e produkteve janë po aq specifike dhe të shumëllojshme sa aplikimet e tyre.
Kërkesa më e rëndësishme për gazet speciale është cilësia e besueshme e produktit. Pajtueshmëria me specifikimet e përcaktuara të produktit bazohet në menaxhimin e rreptë të cilësisë. Përvoja e gjërë dhe shumëvjeçare dhe punonjës shumë të aftë në zhvillim, prodhim dhe analitikë na japin mundësinë të përmbushim vazhdimisht pritshmëritë e larta që kanë klientë tanë për cilësinë.

 

Vendet e Specializuara të Prodhimit

Messer operon impiante për prodhimin e gazeve speciale në Europë, Azi, Amerikën e Veriut dhe Amerikën Jugore. Në Europë, impiantet tona ndodhen në Belgjikë, Francë, Austri, Zvicër, Serbi dhe Hungari. Përmes prodhimit të decentralizuar, ne sigurojmë kontakte të ngushta me klientët tanë. Në të njëjtën kohë, falë koordinimit qendror të fabrikave tona, ne ofrojmë vazhdimisht produkte me cilësi të lartë. Përtej sistemit të përgjithshëm të menaxhimit të cilësisë sipas grupit EN ISO 9000, katër prej impianteve tona të gazeve speciale në Europë janë akredituar si laborator kalibrimi sipas EN ISO/IEC 17025. Me akreditim të mëtejshëm sipas EN ISO 17034, laboratori ynë Zviceran njihet se plotëson kërkesat më të larta për cilësi dhe kompetencë të nevojshme për prodhimin e materialeve të certifikuara të referencës.


Portofoli i Gazeve Speciale

Portofoli i produkteve të gazeve speciale përfshin një gamë të gjerë të produkteve të klasave të larta - nga heliumi lëng në një gamë të gjerë gazesh të pastra dhe përzierjeve standarde të gazeve deri tek përzierjet që prodhohen posaçërisht për specifikimet individuale të klienteve. Opsionet e furnizimit variojnë nga përzierjet e gazeve në e nën presion deri në furnizimin e gazeve të pastër në sasi të mëdha në enë kriogjenike, nga teknike deri në cilësi -6.0. Klientët tanë përfitojnë nga njohuritë e ekspertëve Messer-it në zgjidhjen e problemeve, gjë që demonstrohet përmes konsultimeve personale.

Gazet bëhen të dobishëm vetëm gjatë aplikimit tyre. Për shembull, ndërsa heliumi lëng përdoret për të ftohur pajisjet MRI (rezonancë magnetike), heliumi i gaztë përdoret për të ngritur tullumbace ose anije fluturuese dhe në një pastërti më të lartë funksionon si gaz mbrojtës në kromatografinë me gaz. Sigurisht, këto aplikime vendosin kërkesa krejtësisht të ndryshme për produktin, formën e dorëzimit, pajisjet e përdorura dhe shërbimin e ofruar. Ekspertët e Messer-it punojnë së bashku me klientin për të zhvilluar konceptin optimal për secilin rast individual.

Prioriteti kryesor është gjithmonë siguria. Messer ofron informacion për vetitë e gazeve, trajtimin e sigurt të gazeve dhe jep udhëzime për sigurisë. Klientët që përdorin një numër të madhë të gazeve për kalibrim, p.sh. në një laborator, mund të përfitojë nga mjeti online i menaxhimit myLab.
 

Portofoli i gazeve

aplikime